August 10, 2024

Ti po ikën! – Donika Gjura

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ti po ikën!
*
Ti po ikën si një mallkim..
Në sytë e njerzve le lotë pa tharë..
Gjithë kohën na mbajte në izolim..
O Perëndi largoje me rrënjë këtë farë..

Kjo farë e keqe planetin sulmoi..
Varfëri për derë e strehë na solli..
Zeheri me rètë Qiellin mbuloi..
Lakun në fyt shpirtin na mori..

Kush e din sa zemra sonte lotojnë..
Në tryezë ju mungojnë prindërit..
Buka n’fyt t’lidhet poshtë s’shkon..
I mallkuar qofsh ti vit e Covid..

Nënës sonte zemra po i qanë..
Sofër s’shtron ka humbur fëmijët..
E nëmë veten e mjera nënë…
I mallkuar qofsh ti vit e Covid..

Ik pra ik ohh, ç’trishtim, neveri…
Gjithçka që solle merri me vete..
Lëshoje vendin vitit të Ri…
Të lulëzojë jeta në planet…

Po të lutemi ty o Perëndi…
Ky vitë të vijë me këmbë të mbarë..
Të sjellë në çdo zemër ngrohtësi..
E ti shërojë shpirtrat e vrarë….

Të mblidhemi t’gjithë rreth tryezës…
Të presim ty o viti i bekuar..
Me gotat plot e dashuri n’zemër..
E me njëri tjetrin të pëqafuar..

Gëzuar vitin e Ri 2♥️21 mike e miq të dashur
kudo që jeni paçit Bekimin e Zotit!
G…Ë…Z…U…A…R!

Donika Gjura! Autor!
Bulqizë..Dt..30/12/2020!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com