Dashni pa kushte – Shukrije Gashi
DASHNI PA KUSHTE
Nuk kam as s’di c’t’i them
dhimbjes per ty places ku fle
shpirti yt krater kurre i heshtur
as ta perze nuk mundem
e besa as nuk dua
dimrat e acarte me akullnaja
vezulluese trishti nuk shqiten
nga mendja as shkrihen nga
oqean lotesh vershyer
kujtimesh peng ne krah dallendyshesh
dyzuar ardhjeve te bleruara e ikjeve
vjeshtash me gjethe zvetnuar e stuhi
rebeluese
Nuk kam as nuk mund ta thyej guacen
e dhimbjes qe nuk flet
memece jane hijet anipse zemra pelcet
e pikellimit nuk i mbyllen kurre
dritaret as dyeret ecjeve pa shije
neper kohe
Dimer me shume se acari kristal
murtaja vrau mijera dashni vitin
qe iku dje me zezonen pas
rri aty ku je strehuar n’ placen
dashni as nje kohe t’ vodhi
as nje cast as ne grimca atomi
t’ harrova hija ime besnike
jam veshur c’ moti me Ty
di c’ t’ them dhimbje e bukur
dashnia ime pa kushte Kosove…