Hënës… – Afrim Hyseni
HËNËS…
.
Shumë njerëzve u pëlqen hëna,
po mua më ngjan si monedhë magjistare,
Ku njëherë duket plotë me lajka,
një herë tjetër duket shumë ziliqare.
.
Në fëmijëri e desha shumë,
vetem për te natën e prisja.
S’mund të largohesha pa i thënë,
dëshirat që për të nesërmen kisha..
.
S’mund të flija pa hapur dritaren,
e pa e parë në qiell ku qëndronte.
S’më zinte gjumi pa e ditur,
Në kishte dalë hëna edhe sonte ?
.
Kaluan vitet ,ajo s’kishte ndryshuar,
ciklin e vet trupor kryente ngadalë,
ndërsa unë s’isha më ai i më parshëmi,
që çdo natë e prisja me plotë mall.
.
Tash më isha mësuar me te,
Si pjesë e natës,si pjesë e botës.
E shihja vetëm atëherë bënte dritë,
Kur shkëlqim të rrallë,i falte tokës.
.
Tash më për te kujtohesha rrallë,
Oborrit më gjatë nuk e prisja,
dhe as nuk filloja si femijë të qaja,
Kur ndonjë mbrëmje nuk e shihja.
Tani, më nuk e pëlqej si dikur,
Se di pse,por shpesh e harroj,
Më ngjan me botën ku jetojmë,
Sikur ajo nuk egziston si me parë.
.
Ku njëherë del vetëm gjysmë,
Njëherë tjetër del e plotë.
Njëherë del veëtm një çik,
Njëherë s’duket përmbi tokë.
.
Megjithate duket sikur s’fsheh mendime,
Zbardhur qiellin e errët ndiçon,
Por prapë pas saj diçka tjetër fshihet,
Ndoshta retë rrezet ja mbulojnë.
.
Ndonjëherë më ndodh që si ajo,
lart dua të jem mu porsi ajo.
Dhe ta shoh me sytë e mi poshtë.
Kush me do ,e kush nuk me donë.
.
Ashtu si hëna lajkatare me rrezet,
e saj të njihja botën edhe unë,
e s’ka rëndësi si do të shfaqej hëna
do të ndihesha shumë fatlum…!
.
//Afrim HYSENI// Copyright2021