August 4, 2024

Malli thahej syve – Ylli Pollogati

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MALLİ THAHEJ SYVE

Syve, mu fanit shtêpi e vjetêr
Me kofshtin pushpurisur,
Si njê êndêrr e humbur…
Ecja rrugêve tê pêrgjumura
nên dritên e hênês, imazhet e dikurshme ndrinin syve.
Kudo, njerêz tê strukur pêrfund dashurive, pêrgjonin!
Eh..shtêpi e vjetêr, zêmêr madhe,
tê qeshte derê e dritare..
Mureve, skileti im skicuar,
lêvizte me numrat e kêpucêve, tê tharê..
Ngopje s’ndjeva
dhe pse myshku lulêzonte.
İ verbuar dridhesha, si gjethe e njê peme.
Prishej, heshtja e viteve..
Tinguj, vinin zêrat,
malli thahej syve,
doja t’i gjeja tê lênêt, si dikur..
Sytê, depêrtonin dritareve tê fshehta.
Xhamet, rrêmbente fryma.
Shkêlqimi i hênês kishte zbritur
me flokêt e gjata mê fshtolli.
Vera, nê pirje kishte shije tjetêr..
Pêrjashta, zogjtê
pêrplasnin krahêt pa e humbur virgjêrinê e vesês…

Ylli Pollogati/Janar 2021/

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com