August 6, 2024

Përse më dhëmbë shpirti! – Tomor Buzi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E ripunuar.

PERSE MÈ DHÈMBE SHPIRTI !

Perse mè dhèmbè shpirti kaq shum !
Çfar ka qè vagèllin e mè dridhet si val,
Pjestar i kèsaj bote tè ndyr jam dhe un…
Dhe turpi s’mè lè, nuk flas dot njè fjal..!

Dua tè çirem, tè bèrtas fort,tè dègjojnè
Ata qè shpirtin ma kanè mbytur me lak,
Hajdut, injorant, delenxhinj e lloj lloj…
Me sytè perskuqur si ujku pèr gjak !

E shpirti mè dridhet, vèrtet mè dridhet !
Se kete bot tè mjerè se shoh dot nè sy,
Ne humnerèn e llumit e drejta po hidhet
E ligèsia ngre kryet, te pèrqesh edhe ty!

Edhe unè rri i heshtur, s’flas dot njè fjal
Shpirti mè dridhet..,mè dridhet fort,
S’di nè jam i vdekur,a vèrtet jam gjall
S’di nè jam kètu, a nè tjeter bot…!

Syt mè qajnè, mè mbushen me lot !
Perse moj bot u bère kaq e ndyrè,
Sot i thua mik, e nesèr e bènè shok
Pasnesèr, e shehè me tjetèr fytyrè !

Hajdut te veshur me lèkure pushteti
Me sytè pèrskuqur si ujku pèr gjak,
Milionera i gjenè, sa gdhihet mèngjesi
Njè nat mè parè, s’kishin buk pèr dark !

Ministra, doganier, e drejtora pa fund
Kapèrdisur si sheik ne kolltuqe lekure,
I varfèri femijen nè djep e pèrkund…
Tè flejè..,se s ka ti japè nje riskè buke.

Si ju mban toka ende aty brènda…
Ju qè i kènduat mjerimit nè skaj,
Çohuni tè dègjoni si vajton kènga
Pèr nènèn qè s’sheh mè djemt e saj !

Çohu Homer e meri tè gjith me radh..
Migjenin, Fishtèn, Poradecin e tè tjer,
Çohuni e shkruani pèrsèri ‘Iliadè’
Pèr kèt tokè qè mbeti prap e mjerè !

Ku èngjèjt ikin prej dreqit e djallit!
Ku ligèsia èshtè endur anè e mban,
Kètu i mènçuri kokè ulur shkon zallit
Kètu pèr njè cop tok,vret vèllai vèllan!

Dua tè bèrtas, tè ulèrijè, tè gjèmoj..
Tè oshètij si kèrcèllima mbi male,
Deri sa zèrin e shpirtit tè dègjoj…
Nè ktè bot ku injoranca e kopuku tallet !

Do të endem në vargjet e Barnesit Skocez,,
Do të thëras fort Pushkinin, të rilind letërsin,
Do i lutem Balzakut për revolucionin Francez,
Ti flas Majakovskit, poetit që ngriti në këmb Rusin.

Do i mbledh të gjith me radh në vargjet e mia,
Poetët e gjith botës, që çuan kombet në këmbë,
Do ngre nënt muzat e Olimpit, ku dergjet hijeshia,
Ti çoj në gji të maleve, ku shqiponjat rin hijerënd.

Do ngjitem mbi maja të end klithmën mbi oshëtima,
Atje ku krenaria ka mar ngjyrat e zbehta të meitit,
Do të ndez pishtarët të flakërijnë zjarre e vetëtima,
Të mbjell mbi vegjëlin, ringjalljen nga vdekja, të shpirtit !

Tomi Buzi.
Ripunuar: 02.01.2021.m

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com