August 10, 2024

Shpirti…! – Silvana Cekici Rodi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Shpirti !!

Shpirtin e dua të sinqertë
ashtu e kam edhe vetë
Se dua shpirtin hipokrit
muret e zemrës trondit
Një shpirt i tillë s’ka shumë jetë
Humbet , tretet si vala në det

Nuk dua buzëqeshje të shtirurr
Që zemrën e mashtron
Dua buzëqeshje të sinqertë shpirti
Që ëmbël të ledhaton
Të ngroh si dielli në çdo stinë
Lulen e shpresës të mbjell përherë

Në shpirt të mbretërojë dashuria
E djallin ta degdisë sa më larg
Se prej atij djalli të mallkuar
Shpirti bën gjynahe , futet në mëkat

Ndaj që të mbetet i pastër i bardhë
Ti ngrejmë sytë lart të besojmë në perëndi
Atje shpirti nuk ndryshket…mbetet flori
Në rrugën e së drejtës gjithmon të drejton

Këmbanat e gëzimit të bien fort
Jehona me tinguj jete të përhapet kudo
Të lajmërojnë ardhjen në jetë të një shpirti
Shpirt i artë lindur prej shpirti

03.01.2021
S.R

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com