August 3, 2024

Sytë që mbajnë zgjuar perënditë – Maria Kuci (Dudi Hizmo)

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sytë që mbajnë zgjuar perënditë
@
Kur buzëqesh si dielli në mëngjes
Sytë si rrezet e tij shkëlqejnë
Zemrës me mijëra zjarre i ndez
Nis përjetoj një rrëfenjë
@
Në fletë libri e gjej veten në mes
Si një përrallë që lexohet në mbrëmje
Penelope që shekujsh Ulisen e pres
Pa lodhur kurrë me pritjen tënde
@
Shfletoj nganjë fletë e prap aty mbes
Gjithë kohët kanë mbetur jetime
Mes pritjes ëmbëlsisht bëhet mëngjes
E marrin një vlerë sublime
@
Nga larg shikoj sytë që perëndite mbajnë zgjuar
E vuajtja shkrihet bëhet thërrime
Shtigjet kapercej pranë teje jam afruar
Në duar mbaj dhurate zemrën time…
2015

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com