Ajo që mbeti – Skender Berisha
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
AJO QË MBETI
E po nuk u shkrua ç’duhet të shkruhet
Nuk desha të gënjej kaq
Një vrerë më erdhi
E më çmendi
Nuk desha as në mend s’më shkoi
Prej Prizreni te Kelmendi
Veç një mendim erdhi
E më kalamendi
Po vi krejt gati
Edhe prej së ngati
Para se t’më shpërthejë ithati
Në mundç sot t’më rrish gati
Do të dal mu në shesh
E ta marr fjalën
Të të nxjerr nga ky përshesh
3 janar 2021
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com