August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Liria
ecte kokëulur fytyrë prushëruar
ndër duar mbante copëza të vogla ,,,
ngadalë ndërtonte
uren ëndërrave
si arkitekte e një tempulli hyjnor
Ishte e kaltër
qiellore
djellore
sytë plot shpresë
zemrën plot plagë
këmbët plumb nga pesha që mbi shpinë i dhanë

I djegin sytë kur sheshit mitingjet ,
krenarë vrasin e rivrasin ushtarë
podiumeve e takimeve partiake
dalin fitimtarë

Ecte serbes Liria
Si një shpirt që hapësirat pushton
Nën këmbët e saj mali me dhimbje
fusha me mjegull
lumenjtë e trubull

Në ballin e saj :Dritë ..
Në shpirtin e saj :Jetë e dashuri
Ajo si një GRUA e vërtetë
Ngel e pathyshme si drita
E pa arritshme si shenjtëria
Binjake me diellin

Maria Hizma Kuci

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com