August 10, 2024

Më mungon zhurma… – Afrim Hyseni

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MË MUNGON ZHURMA…
(Dedikuar njeriut që e humba në luftë)
.
Si ka mundësi,kështu vallë ?
Si ka mundësi që u largove?
U largove si fryma,mu si rrufeja,
dhe u fike, mu si arsyeja.
.
Të kërkoj këtu,të kerkoj atje.
Por asgjë, vërtet m asgjë,
nga gjurmët e tua,zemër,
nuk ka mbetur mbi dhe.
.
Rrobat në ormanin tuaj,
vazhdojnë të mbijetojnë.
Dhe aroma e tyre e bukur,
nostalgji për mua lëshojnë.
.
Dëgjoj zërin edhe pse,
ti je ajo që nuk ekziston.
Prania e zhurmave që kanë
mbetur,mua shpirtin ma qetëson.
.
Më mungojnë hapat nëpër
korridore të gjata shumë.
Më mungon buzëqeshja jote,
hyjnore,që më bën të trishtuem.
.
Jeta duket shkret,dhe e pafund.
Asgjë më nuk ndriçon si më parë.
Më mungoj zhurmat që ti krijoje,
duke lëvizur pa u ndalë…
.
Të kërkoj në çdo këngë.
Të kërkoj në çdo varg.
Por asgjë nuk shoh e shikoj,
dhe filloj unë perseri të qaj.
.
Nuk mund ta besoj që zhurma,
që nuk po dëgjoj me si më parë.
Melodia është zhdukur, asgjë,
me nuk tingellon,heshtje zotron.
.
Më mungojnë fjalët tuaja,
më mungojnë zhurmat,pa ndalë.
Më mungon gjithçka,në këtë botë,
më mungonë ti,që ike nga kjo jetë…!
.
//Afrim HYSENI// Copyright2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com