Natë e turbullt me shi… – Afrim Hyseni
NATË E TURRBULLT ME SHI …
.
Një ndjenjë e keqe,
një pamje e zymtë,
një heshtje e thellë,
me ka veshur sytë.
.
Pikat e shiut,
mbi tjegull kërcasin,
si një bombë e fortë,
bien e pëlcasin.
.
Ky trishtim i paskrupullt,
natyren ka tharë,
pa dhimbje e pa lot,
shpirtin ma ka qarë.
.
Sytë më janë zbrazur,
buza më është qarë,
ethet po më trembin,
dhe duart më janë vrarë.
.
Ik o djall i keq,
ik nga ky vend i im,
ik, më lër të qetë,
se nuk kam ma durim.
.
Pres e prapë njësoj,
retë të zymta vazhdojnë,
vazhdojnë mbysin ndriçimin,
largojnë gjelbërimin.
.
Eh, nuk ka të sosur,
shiu i pamposhtur,
mundohem ta largoj,
por, smundem ta harroj…
.
//Afrim HYSENI// Copyright2021