Mall Nëne…! – Silvana Cekici Rodi
Mall Nëne !!
Ikën njerëzit në kurbet.
Shtegëtuan si zogjtë e shkret.
Nëpër botë refugjatë.
Nuk ka vend mos ketë shqiptarë.
Nënë qyqarja ri e pret.
Ndonjë lajm nga biri i vet.
Sytë më lot i ka përherë.
Malli për evlatin si qiri e tret.
Ditë për ditë ndez një cigare.
Që të shuajë zjarrin e mallit.
Zjarri ndizet dhe më shumë.
Flakë e tij çi dogji xhanin.
Malli i nënës bëhet gur.
I vret shpirtin, gjakos zemrën.
Lotin than , ngrin buzëqeshjen.
Vetëm shpresën thellë ka fshehur.
I sheh yjet natë për natë.
Se ato ja zbutin mallin.
E kuptojnë dhimbjen e nënës.
Ja mjekojnë plagët e xhanit.
Pret me ankth djali ti vijë .
Plagët e xhanit sja sheh njeri.
E shkreta nënë flet me vetminë.
Bir nuk vdes pa ardhur ti.
05.01.2021.
S. R.