Premtime solemne – Lindita Kurti Mema
Premtime solemne.
Një gjë interesante, rezulton të jetë jeta
pyesim njeri tjetrin: ketu do jesh me mua?
po krejt ndryshe, për fat të keq e verteta
c’thuhet me gojë, më pas e dredh gjuha.
Bashkë do t’jemi thuhet, dhe malet do cajmë
e kundërta ndodh e çjerrim turinjtë
në fije të perit, veten e mbajmë
aktrojme para botes, një jetë të zinjtë.
Premtime solemne si fëllucka sapuni
vitet ikin si uji në një sitë
të mirat harrohen e sjemi gjëkundi
me qëllime dhe objektiva të tjerë c’do ditë.
Ura e mirendërtuar të mos ndash veprat nga fjalët,
se ndjenja e veçantë, s’eshte batanija e ngrohte dhe e madhja pasuri,
po të pranosh gabimin e së djeshmes e keqa ndalet
e në të ardhme të ecësh me mençuri.
Të jesh rrezja e pare e diellit, kur bie erresira
çadra për mbrojtje kur bie shi
përgjigja e menjehershme kur lind pyetja
jastëku i butë, kur ke nevoj per qetësi.
L. K. Mema