August 10, 2024

Une jam mbret i këngës – Nijazi Kastrati

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

UNË JAM MBRET I KËNGËS

{ Për fëmijë }

Gjel kokoti mburrej
Të jetë ndër shpezë më i miri,
Mbi te në degë molle
Reagon bilbili.

Mos u mburr aq tepër
Ti more kasnec,
Se unë jam mbret i kënges
Nga mendja mos e heç.

Kënga e jote gjel
Lajmëron ditë të re,
Aty nga koteci
Në mëngjes kur ia the.

Ndërsa kënga ime
Është e ëmbël mjaltë,
Me ëndje dëgjohet
Mëngjes apo darkë.

Sa shumë këngën time
E do gjithë njerëzia,
Eh, sa shumë gëzohem
Kur m’bashkohen fëmija!

E këndojmë së bashku
Këngën tonë magjike,
Të bukur janë çunat
Çupëzat simpatike!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com