Yjet lulet dhe fëmijët! – Mimoza Xhebexhiu
YJET LULET DHE FËMIJËT!
Kur zgjohem në mëngjes,
shoh lulet me ves,
shkëlqejnë si kristal,
çdo gonxhe e çdo petal!
Shoh rrezet e diellit,
ku mbi to shkëlqejnë,
dhe fëmijët e lumtur ,
dorë për dore kërcejnë!
Kërcejnë lodrojnë dhe këndojnë,
një parajsë të bukur krijojnë,
ësht e vetmja mrekulli në tokë,
e vetmja pafajësi në këtë botë!
Dhe kopshin e parajsës zbukurojnë,
plot me lule e plot me aromë,
të kapura dore për dore,
bashkë me lule bore!
Por kemi dhe qiellin ,
kur i ikën dielli,
vijnë yjet ta shoqërojnë,
në çdo cep ta xixellojnë!
Të gjitha së bashku ,
si një trekëndësh i vetëm,
ësht trekëndëshi i pafajësisë,
është treshja e lumturisë!
Pra janë yjet,
lulet dhe fëmija,
që i simbolizon ,
vetëm mrekullia!
Se fëmija ësht pafajësia,
ndërsa lulja bukuria,
janë yjet dhe gjithësia,
ku të tëra jan hyjnia!
Autore:Mimoza Xhebexhiu!6/1/2021.