I burgosur… – Afrim Hyseni
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
“I BURGOSUR”…
Sot behet plot një përjetësi,
Që kur për të parën herë,
U burgosa…
Mbrenda zemres tënde.
Vetëm se të tillë dënim,
Kurrë s’kisha parë,
Më dehin të rrahurat,
E këtij burgu.
Më bëjnë të dridhem,
Duart e tua që zgjaten,
Nga hekurat imagjinarë.
Dhe ç’është më e çuditshmja,
Jam një i burgosur.
Që s’kërkon pafajësinë e lakmuar,
Por bën të pamunduren,
Të dënohet mbrenda teje,
Edhe për një tjetër jetë…
.
//Afrim HYSENI// Copyright2021
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com