August 7, 2024

Krahë hapur të pres! – Moza Reçi Shehi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Krahë hapur të pres!

Një ditë, më kërko!
Në mundesh, të më gjeshë,
Mes dhimbjes e trishtimit,
Mes paqes dhe gëzimit,
Ku bashkohen retë,
Atje më kërko!

Tek vendi haresës,
Pranë ikjes dhe shpresës,
Mes dimrit të egër me dëborë
Pranë luleve mimoza si kurorë
Atje ku vjeshta shiun thërret,
Mes reve, do më gjeshë vërtetë.

Më kërko…
Në kufijtë e kohës,
Ku dielli lindë e perëndon,
Atje ku nata me muzgun të mbulon,
Atje ku hëna, krahë hapur të pretë,

Mes thellësisë së ndjenjës,
Pranë dashurisë,
Afër lindjes dhe jetës.
Pranë jastëkut të ftohtë të vdekjes,
Aty të presë!

Krahë hapur …
Mes yjesh,
Ku lodrojnë me hënën
E zhytur në ëndërra
Në pikun e natës
Atje ku loti rrjedh
Aty më kërko!

Moza Reçi Shehi
Tiranë, 10/01/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com