Magjia e verës – Silvana Cekici Rodi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Magjia e verës
Në mesin e dimrit, në të ftohtin e acartë
Zjarrin bubulak ndezim në oxhak
Një gotë verë ,një libër ,ca gështenja
Trishtimin, vetminë shpejt e largon
Ah moj e bekuar verë…
Ku qëndron sekreti jot?
Që të gjithë të duan, të shijojnë
Paçka se mëndjen ju turrbullon.
Në bardhësinë e borës na tërheq
Na udhëton në të bukurat kujtime
E kuqja e verës në shpirt lulëzon
Harrohesh në rrugët pa fund të ëndrrës
Tretesh si drurët e djegur të oxhakut
Shpirti i prrushuar digjet në vegime
Magjinë e shpirtit e derdh në vargje
Akullin e zemrës shkrij…..ky është sekreti im!!
08.01.2021
S.R.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com