Mesnatave pa yje…! – Lumturije Sulejman Drenica
Mesnatave pa yje…!
Malli i zemrës më mban të zgjuar,
Seç e pret,pret dritën të shuhet,
Ndërsa ëndrra në cep e trembur ,
Po e pret vargun që të shkruhet.
Hëna pa yje në këtë qiell dimri,
Lëshonë rreze në pashuar,
Ndërsa i shpresës sy vështrimi,
Largë vëshrton i përmalluar.!
Shpresë e mallë më kanë mbrthyer,
Edhe pse vonë është pasmesnatë,
Ndoshta zgjuar je ,edhe ti moj nënë,
E dritën e Hënës po vështron pas dritares.
Po vështron me sy lart nga qielli,
Po kërkon at yllin tonë magjeps,
Që gjithmonë pranë Hënës rinte,
E kur vetëm mesnatave se linte.
Nëpër qarkunë e pafund të gjithësisë,
Në atë dritën e lodhur të Hënës së dimrit,
Dil e prit Nënë mallinë e shpirtit tim të lodhur,
Që të kërkon mesnatave pa yje,e në gjumë nuk bie..!
[ Lumturije S Drenica ]