August 3, 2024

Mos përbuzëni gjuhën e bukur shqipe – Agim Jerliu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poezi,Agim Jerliu

Mos përbuzëni gjuhën e bukur shqipe

Nuk ka një gjuhë tjetër më të bukur dhe të pasur
Sikur shqipja jonë ske per t’gjetur dhe hasur
Në të folur shkrim lexim po edhe në të kënduar
E ëmbël e kupushme por edhe për të shkruar.

Si gjuha e jonë shqipe ske për te gjetur tjetër
Kët gjuhë Perendie sa shumë e lashtë e sa e vjeter
Shumë gjuhë kishte bota por shumë kanë vdekur
Gjuha jonë e bukur shqipe mbretëresh ka mbetur.

Në asnjë gjuhë tjetër më ëmbël nuk tingllon,
Si ne shqip kur të thot tungjatjeta dhe të uron
Edhe kur kemi dhimbje apo edhe në pikllim,
Edhe shprehje ngushllimi në shqip eshtë më lehtësim.

Me gjuhën e Nënes mburru dhe ndjeu krenarë,
Respekto e ndero tjerat,por fol shqip se je shqiptarë
Ske pse ngushtohesh me gjuhën që kupton edhe Zoti,
Shqip jepte kushtrimin që moti edhe Gjergj Kastrioti.

Te asnjë popull dhe te ndonjë gjuhë tjetër nuk gjeta,
Si pershendetje nga zemra në shqip o jungjatjeta
A ka dhurate më të bukur se kjo dhe kësi urimi,
Kur kaq ëmbel ne gjuhën shqipe te vie bekimi.

Po pse Gracia, jo në shqip tu rritë nderi ta di per nderë,
Po pse Danke, jo ne shqip s’më thua or vëlla faliminderë
Mersi dhe Gratis si kuptoi mirë por i degjoi shpesheherë,
Këndoni flisni dhe uroni shqip shqiptarë e ke për nderë.

Poezi nga libri I’m,,Dritësime Poetike “

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com