Në kujtim të historisë sonë – Kasam Shaqirvela
Poezi nga: Kasam ShAQIRVELA
NË KUJTIM TË HISTORISË SONË
(këtë baladë, në formë poeme, ua kushtoj të gjithë atyre shkrimtarëve e filozofëve, historianëve e sociologëve, arkeologëve e antropologëve, gjuhëtarëve, rapsodëve e këngëtarëve që nga: lashtësia (parahistoria), antika, mesjeta, rilindja e deri më sot që, shkruan nëpër gurët e shpellave dhe karpave, në pllaka argjili e dërrasa druri, në pergamena, në endje pëlhure-cohë dhe në letër, duke përcjellë kështu të dhënat për: Pellazgjinë dhe pellagzët, Ilirinë dhe ilirët, Arbërinë dhe arbërit, Shqiptarinë dhe shqiptarët. E unë, këtu vetëm se i përmbledh e radhis poetikisht këto materiale të lexuara e të mësuara madje, herë-herë, edhe përmendësh).
*
Sa herë që lundroj në mendime
oqeanit të historisë sime
si një perde më lëshohet syve,
para meje më dalin kujtime
për tonën që e patëm sublime
çka dëgjohet e çka lexohet…
ajo kurrë nuk harohet
veçanërisht kur përjetohet
gjithçka ndjehet e shijohet
që nga lashtësia, përmes epokash
për të bëma, me lot e gjëma
prej të ndritura kokash…
me gjeografi të shtrirë tokash
globit tonë anembanë
nisur me babë e nënë…
*
E kujtoj Argun në filim
djalin e Zojsit…perëndi
që ishte filli i perit tim
pa shkëpujtje gjer më tani
dhe s’do të ketë mbarim
për gjakun e shpirtit tim
deri më sot, për jetë e mot
përplot histori prej Pellazgjie,
Ilirie dhe Arbërie…
e deri në Shqiptari
lindje e perëndim,
jug dhe veri…
për një ghuhë,
për një komb,
dhe për një histori
me nji flamur
përmbi kry
*
Po, edhe djali i Argut
qe Pellazgu(Pellargu)
që gjithandej u shtri
nga Baltiku deri në Indi
ai foli gjuhën pellazgjishte
e cila nga vetë Hyji…
për ne dhuratë hyjnore ishte
*
Urime pra dhe Dardanisë
për historinë e saj biblike,
urime edhe Ilirisë
për dijen që ia dha njerëzisë
urime dhe nënës Pellazgji
për sisën e saj hyjnore
që ua dha djemve të saj:
Ilirit, Dardanit…
Maqedonit e Albanit
dhe kurë s’i la pas dore
por dhe bijavave të veta
që i donte sa vetë jeta:
Evropës, Dodonës,
Afërditës, Helenës
Arianës e Hënës…
që të gjithë flitshin
në pellazgjishten hyjnore…
se atë e kishin gjuhë të nënës
ajo ishte gjuhë perëndie prore.
*
Edhe Dielli ditën përshëndeste shqip
edhe Hëna natën këndonte shqip
Yjet mes vete kur kuvendonin
vetëm se në shqip bisedonin…
qëkur e mbanin mend
për perëndi Kronin
ai që me skeptër
e mbante Fronin
po ne e mbajmë edhe sot
si një shenjë pushteti a fuqie
anembanë Shqiptarie…
anekënd Arbërie
sepse ne jemi skep-tër-ar
të Pellazgut trashëgimtarë
dhe nuk bëhemi tjetër farë!