Rini, hidhe, hidhe vallen ti – Albina Ceka
Rini, hidhe,hidhe vallen ti.
Hidhe vallen pa përtim,
ban muzika n’shpirt të hyjë.
Se në botë, ti je ndryshim.
Shpresë ,dashni rigjenerim.
Kërce e mbaj ritëm.
Se në botë u mërzitëm,
ky kovid na e zuri dritën.
Nē qiell re të zeza u ngritën
Hidhe vallen në ballkon,
ne mal,fushë apo në sallon.
Atje ku ligji t’lejon,
vallja jote andrra zgjonë.
Hidhe,hidhe vallen ti,
në aksham deri në agim.
Tunde,tunde ti ketë botë,
valle e gezim mjaft ma,lotë.
Kalle,kalle mos ki frikë,
jeta nuk asht veç covid.
Nē këtë botë ka dhe mirēsi,
hidhe vallen mos ta ndijë.
Me hare tokën mbështille,
mos terhekë valle merzije.
Bashkë me vallen,zgjuarsi,
nuk na duhen heroj të ri.
Albina Ceka
08/01/2021