August 3, 2024

Të vuash… – Afrim Hyseni

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Të vuash…
.
Ndjenja që nuk mund ti rezistosh dot.
Të tërheq zvarrë nëpër gjurmët të errëta.
Çdo gjurmë e ka një vuajtje, çdo vuajtje,
e ka një mbarim, ah, dashuria, është
ngulur thellë në shpirtin tim.
Të bën të mendosh,
Çastet kur je me të nuk mund ti harrosh.
Pa të,zemra,është dhe do të mbetet bosh.
Ah, kjo dashuri, sa shumë të torturon,
zemra gjak po më pikon.
Kaloi një ditë,kaloi një vitë,
U bën aq shumë kohë
Dashuria për të më shumë u rrit.
Të lutem më dëgjo,
Mos u largo dhe kurrë mos më harro.
Tani u rrita, të më thoje të dua prita.
Do të të pres deri në vdekje,
Nuk i lë të shkojnë dëm gjith’ato përpjekje.
I ngjita shkallët një për një,
Tek shkalla e fundit mbeta,
Aty ku qëndron e vërteta.
Pse !? Sa herë mbyll sytë,
më shfaqet zëri yt i ëmbël,
Sytë e tu të bukur më joshin,
Më luftojn’, dhe më mposhtin.
U zbeh dashuria, fitoi tradhëtia,
U gëzua xhelozia. Pse!?
Asnjëherë nuk më the të dua.
Por më le në heshtje ashtu i zemëruar?!
Dielli u ftohë.Lumi u tha.
Ëndrra u këput ngadalë.
Oqeani në thellësinë e tij u mbyt.
Unë vdiqa në dashuri.
Tani që vdiqa, ti u pendove,
E kuptove që më tradhëtove.
Pse fishihesh në fajet dhe gabimet e tua?
Unë tani si do të të dua?!
I vdekuri s’ka ndjenja.
I vdekuri s’të fal ndjenja.
I vdekuri s’të dashuron.
I vdekuri nuk xhelozon e as të tradhëton.
E dashur, tani je shumë vonë,
E di që je penduar që më le,
I vdekuri s’di gjë tjetër,
Vetëm të dergjet nën dhe.
Sa herë më le në pritje,
Nga pritja nuk u lodha,
Për te ti asnjëherë nuk u vonova.
Retë nuk kanë më breshër,
As dëborë,nuk kanë e as shi,
Nuk të fal se nuk jam më fëmij’,
Të lutem ik, më mos më prit.
Nuk rikthehen më kurrë ato ditë…
.
//Afrim HYSENI// Copyright2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com