August 10, 2024

Tingujt e nje violine – Tomor Buzi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TINGUJT E NJE VIOLINE

Nisa te ecja nëpër natën me shi,
Rugicës së vjetër, vinin tinguj violine,
Në heshtje mendova mos ishin magji,
Keta tinguj sonte, në rugicën time ?

Tingujt po thyenin heshtjen e natës,
Duke trokitur përzier me pikat e shiut,
Ndalova, si në ëndërr ndieva mbi çadër,
Trokitjen, brënda shpirtit të kurbetçiut !

Zhurmat e tjera, ndalën, heshtën,
Tingujt po degjoja i përhumbur,
Aty, nën pikat e shiut pa reshtur,
Në imazhin e një bote të përgjumur !

Se di sa qendrova ashtu, i shtangur,
Nën shiun qe binte pa pushim ,
Era lodronte, mbi supin tim të lagur,
Tingujt futeshin thell, në shpirtin tim!

U nisa të ecja nëpër natën me shi ,
Rugicës së mbushur me tinguj violine,
Shiu vazhdonte me të njëjtën simfoni,
Si një kontrabas i largët i botës sime !

Ngadal tingujt po shuheshin në heshtje,
Ashtu si simfonia e shiut mbi çadër,
Si në ëndërr, më kaploi një buzëqeshje,
Për një tjetër melodi, në atdheun e largët!

Vazhdova të ecja, nën trokitje hapash,
Buzëqeshja ime ishte kthyer në simfoni,
Melodia humbiste nën tinguj të largët ,
Përzier me psherëtimën time, si kurbetçi !

Ndala përpara shtëpis, si ‘qeraxhiu i Grebenes’
Hodha sytë tutje hapsirës, mbuluar me re të zeza,
Një yll që kisha bër ‘shok’, ndriçoi portën e teneqes..,
Duke më sjell tinguj të tjer, kurbetlinjës ndër breza !

Trokitën hapat mbi pragun e that,
Tingujt ishin shuar tutje errësirës,
Kërcitja e derës, solli tjetër mall nga larg,
Si një melodi tjetër, mes shpirtit dhe dëshirës !

Tomi Buzi. 08.01.2021.
Albania.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com