August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Unë, di me dasht!

Unë jam si era,
që flladitshëm
t’përkdhel ftyren
e dot…
s’ia shef ngjyren,
Gushtit t’vapët
vij me t’freskue
rrshqitshem e amel
bash si mjalta,
e kthjellet ndjenjash
si uji n’krue!
Unë jam si dielli
n’lindje,
që t’puthi ftyrs
çdo nadje,
E Ty s’të bahet
kurrqysh shtratit
me u çue,
se tutesh,
mos teje
kam me largue,
Jam si shtëllungë
rebardhë mbi dete,
Që pret padurueshēm
me u mshef
n’gjoks t’njati djali…
si dielli mbas mali!
Oh!A din si jam une;
Lozonjare e bukura
si mjellmë lagune,
Ndaj t’lutem
m’duej dhe m’ruej
si thesarë,
se n’ishullin tand
jam ngujue ,
e bardh si bora
t’kam ardh,
E Ti shpirtshēm
n’hoje t’jets teme
vend ke zan,
Eej!Ti, a e din mirë
si jam?!
Un femëroj
dejesh t’mia
e bukuroj sysh tu
bash si zanë,
Edhe n’mos
kjofsha e tillë,
dashnis i falem
si perendi ,
Se tetan hiret e Botës
mi ka ulë n’sy,
E frikueme
mbyllun i mbaj
I çeli vec njateherë
që Ti m’del para,
e gazmendun,
dehun prej dashnis…
Njashtu malluem
nisi e kjaj e kjaj…
Se unë e lumja
s’due kurrë
me u nda prej teje…
Oh,mos gabo
me gabue,
mos me dit
me m’dasht,
njashtu sic un
t’due…
Se, rrajsh t’shpirtit
“keq” m’je ngatrrue,
E pra;
Unë kshtu jam
Di me dasht
me tan qenien
teme
përbetuem,
siç Zoti
m’don mue!!

Asja Mulgeci

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com