August 3, 2024

Une e ti poezi jemi nji – Angjelina Gjeka Murtezi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

UNE E TI POEZI JEMI NJI

Ti je kolorit i shpirtit tim
Atëherë kur e hodha e treta shpirtin,
poezia e mori në kraharorin e saj
ia bani folenë të ngrohtë
i dha sy të bukur.
Atëherë kur unë shëtisja në shpinë të xixëllonjave
yjet më shikonin fall me letra
vesh më vesh flisja me hanën
fluturat më lyenin thonjtë me manikyre
macen merrja në prehën mustaqet ja dredhja gërshet.
Në mbramje luaja me erën e detit.
Kurse andrrën e rrokullisa në shkallë si top lecke.
Buzëqeshjen e shtypa si bubrrecen
Tërkuzën e shpresës e preva në mes,
mendimet larg çova
dëshirat si barin i kosita.
Mëngjesit i dhashë të hante farmak,
lumturinë në shpinë tufanit ia shalova
lotët i lashë të shkojnë faqesh
si përrenjtë që zbresin pyllit.
Ashtu e përqafuar me humbjen e përhumbur më doli gjumi natën,
dhe rastësisht u gjenda ne krahët e ylberit.
Si ylberi në mes të natës?!
Po ylberi i dalë nga vargjet e poezisë,
Ylberi i andrrës sime e veshi jetën time me të gjitha ngjyrat që i mungonin asaj.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com