Mallë motre – Albina Ceka
Mallë motre.
Poezia ashtë cicirimë.
Zgjon çdo mall te njeriu.
Si bilbili n’këtë agim,
knoj për mallin pa përtim.
Në një fletë fjalët rreshtova.
Si bilbil n’pemë cicërova.
Me lot fleten e mbulova .
Këtë mall nuk e shova.
Lot malli n’sy pikojnë.
Ska si motra ata m’thojnë.
sikur tisha flutur n’fluturim
Do të pushoja në përqafim .
Ka do kohë,që sjena pa,
prej mallit zemra kja.
Dy flutra n’fluturim hava,
po mduken,bash si na.
Malli të çon n’ëndërrim,
ti je dielli je shpirti im.
Kujtoj si bashk jena rrit,
për ty vras gjithë xhelozitë.
Stinët ikin e kalojnë.
Malli shpirtin t’ grryn .
Malli i motrës t’vorfnon.
Zemrën ta copëton.
Mall sa mall në pranverë,
mall n’shpirt kalova verë .
Me t’ pa sytë,me t’përqafu.
Ata flokë met ledhatu.
Sapo bora filloj sivjet .
Malli shumë më pushtoj.
Flokt yllë,yllë bardhësi ,
ndezën shumë,mallin për ty.
Ti hyjneshë që shndrit,
me sytë si qielli ndrit.
Baraz me gjithë bukuritë.
Ti ma e bukra,i miri shpirt.
Fotografitë mallin përzijnë.
Aromë motre trëndafilë,
si fllad,në zemër hynë.
Larg e afër,bashkë rrimë.
Albina Ceka
Autore
11/01/2021
Itali.