Një mrekulli në ëndrrën time! – Mimoza Xhebexhiu
NJË MREKULLI NË ËNDRRËN TIME!
Ish një qytet me plot ndërtesa të bardha,
shum piktoreske e mjaft të larta,
ku secila prej tyre na kishte një simbol,
thashë me vete,a jam un apo mos po gaboj!
Njëra ish xhami, me shtatin e lartë,
dhe tjetra një kishë, dhe të dyja me të bardhë,
o zot sa e bukur dhe hyjnore,
kjo mrekulli kaq përrallore!
Një moment mendova se ish parajsa,
me bardhësinë e saj dhe me nuanca të kristalta,
por ish një qytet me plot manare,
ku secila prej tyre qëndronte krenare!
Aty pranë lartësonte një portë e madhe,
me hijëshinë e saj e tepër brilante,
ku prej secilës një makinë e bardhë doli,
tamam sikur një flutur në qiell fluturoi!
I thashë vetes se po fantazoj,
se një makinë nuk mund të fluturojë,
mu duk tamam si babagjyshi për krishtlindje,
por me një karrocë të bardhë e plot vezullime!
Ah sikur çdo gjë tè ishte e vërtetë,
dhe në atë vënd të kishte jetë,
por ajo isht vetëm një fantazi,
por realitet mund ta bësh o njeri!
Jo në qiell, por këtu në tokë,
se ti je i vetmi në këtë botë,
ku si një mjeshtër në këtë jetë,
ëndrrën mund ta bësh realitet!
Nuk zgjati shum , ëndrra ime mbaroi,
shtatë sekondat i plotësoi,
un u ktheva në realitet,
në jetën time të vërtetë!
Autore: Mimoza Xhebexhiu!12/1/2021.