Më lër mal – Gjulie- Julie Krasniqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Më lër mal
të fle n’krahët e tu
do vijë heshtur si n’përrallë
tek vëllezërit Grimm
kur flitej frengjisht pa zë
unë flas ndryshe jam këngë
që ecën degë më degë
përqafuar e shtrënguar
me afshin e tokës
kur ajo dëshiron të mbillet
më lër mal
të bie zhveshur në krahët e tu
zhveshur nga krejt marrëzitë e njerëzve
veç dashurisë
©julie krasniq
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com