Në ditën e Shën Valentinit – Shukrije Gashi
NË DITËN E SHËN VALENTINIT
Një parakalim përvjetorësh te
varrezat e dëshmoreve e heronjëve
për hir të traditës
Kësaj here fushatë e shkurtë
trumbeta parazgjedhore
zari i pikëllimit shfaqjes mondane
dikujt sigurisht do t’i dhembe shpirti
për shokët e rënë dje
ndërsa liderët përformojnë përmallshëm
garën zgjedhore
thirrja për unitet fshinë vijat e kuqe
pesë minuta frymëzim lavdie
me puplat e heronjeve
pulsit vegjetues t’popullit paqësor
tregëtim flamujesh heshtja
zë vend përunjësisht
Heronjtë e Deshmorët janë shndërruar
në varreza a murana zhveshur nga
lavdia hireve të tregëtisë politike
popull me talamus të shkatërruar
gjithë jetën
zor se e braktisë kompleksin
e robit dashninë me padronët
dje e neser vartës
lumturimin mitik me pak therrime fisnore
kaq pak kushton Liria në tokën pa emër
në ditën e Shën Valentinit 2021
flakoni patkonjtë e huaj mbathur me pahir…