August 3, 2024

Skllavi yt jete… – Anila Kodra Kotroci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Zgjim te mire dhe dite te bukur ju uroj te gjitheve miqesia ime ….

SKLLAVI YT JETE….

Asnjehere deri sot
Se kam menduar vdekjen ,
Deri sot ,s’kam patur
As kohe,
As deshire,
As mundesi.
E kam menduar te huaj ,
Futur neper shpella ,
Neper hone e guva ,
Te pa vlere,
Te larget,
Pa rendesi……

Deri sot edhe jam capitur,
Ndoshta zvarre jam hequr,
E rrezuar pellgjeve me balte,
U drodha ,
U trishtova,
Por su tremba.
Serisht u ngrita cale- cale,
Bera hapa nje , dy , tre,
Dhe vdekjen se mendova,
S’kisha kohe ,
As deshire ,
Drejt jetes renda …..

E labirintet e tua jete
Ndoshta me lodhin ,
Me bejne te perhumbem,
Rraskapitem,
Shkaterrohem,
Deri ne sfilitje.
Me tundojne te ndalem,
Une vetem eci , eci , eci ,
Mbetem SKLLAVI YT JETE
ose punetor me meditje ….

Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 13/01/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com