August 10, 2024

Arkë zemre – Albina Ceka

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Arkë zemre.

U rrita jetime
Me babë e nanë gjallë.
Me ledhatim të gjyshes
Me ma të ambles nanë.

U rrita me gjyshen,
me aromën e arkës saj.
Gjyshja e paharruar
me shpirtin qelibar.

U rrita me gjyshen,
me profum, aromën e saj.
Kujtimet në arkë shpirti,
gjithmonë do ti mbaj.

Nuk harroj kujdesin saj.
Borzilokun e hedhur në çaj,
me pak vaj m’fërkoje n’ball.
Gjyshja ime shpirtë i rrallë.

Në mesnatë ndizte oxhak
se një kollë s’mlinte rehat.
Në arkë zemre të ruj fort
Qoftë beku kujtimi jot.

Albina Ceka
Autore Albania
2020
Itali.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com