Njëzetë ditë me Kovid! – Mimoza Xhebexhiu
NJËZETË DITË ME KOVID!
Isha mbledhur ashtu si top,dhe po dridhesha nga ethet,
o zot thashë me vete , me mua çfarë po bëhet,
mas temperaturë,ajo më thotë tridhjetë e pesë,ku nuk vonoi shkoi tridhjetë e tetë,
por nuk ësht normale,për një njeri me shëndetë!
Ishe ti o shtrigan ,që po fusje këmbën në shtëpinë time,
ashtu mes lajkash e mes shum mashtrimesh,
ku si një rrjet merimange mu hodhe në fyt,
por un të mbajta në shinjestër ,dhe kurrë s’të ndava nga sytë!
Në cdo vend po më shfaqesh moj shtrigë e mallkuar,
por kurrë s’do të lë , me mua ,që të dalësh e fituar,
kush je ti moj e flamosur,të marrësh jetën time,
e që na hiqesh kaq e rrezikshme e kaq trime?
Sa herë ti moj hedh helmin , un kam kundërhelmin,
ësht ai optimizmi për jetën që më bën të vetmin,
ësht ajo këmbëngulja se duhet të jetoj,
pra kjo ësht arma më e fortë ,ku me ty po luftoj!
Ti me të vërtetë po më bën një lojë moj e lanetë,
shum po më pengon që un vetë të ecë,
me atë frymemëmarrjen time kërkon të mbijetosh,
një strehë në kraharorin tim mundohesh të ndërtosh!
E di më je shfaqur gjithandej,
nuk ka vend në trup ku dhimbje mos të ndjej,
më merren mend, fryma po më ndalet,por jo nuk do të dorëzohem,
se patjetër me ty moj katrane do të mësohem!
Kolla për një moment nuk po më ndalet,
sa të forta dhe të gjata i paska valët,
por më e fortë ësht goditja në kokë,
më e tmerrshmja më e padurueshmja , o zot!
Po i drejtohem të gjithë njerëzve të kësaj bote,
të jeni krenarë se jeni më të fortët e kësaj toke,
vetëm një majë gjilpëre ësht për ty kjo , o njeri,
se misteri i kësaj bote je i vetëm ,dhe i vetmi ti!
Autore:MimozaXhebexhiu! 14/1/2021.