August 3, 2024

Pakt dashurie – Suzana Alimani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PAKT DASHURIE

Une jam viktima jote se te desha
dhe ti viktime e varesise nga une.
Per hapesira u hengrem gjer ne eshtra
kufijte i shtynim, sekush donte me shume.

Por veç nje dite kur syte u ndriçuan
e zemra hapesirat boshe konstatoi
drejt teje renda me nje traktat ne duar
qe hapesiren time, pa kushte ta dhuroj.

Nje flete te bardhe dhe ti mbaje nder duar
-Shkruaj, the, gjithe ç’duhet te te jape.
E armet ulem hapesirave pushtuar
e u dorezuam lufterave pa shkak.

#suzanaalimani2018

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com