August 4, 2024

Të lutem Poet…! – Landri Xhemalaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Me mikun tim poet Demir Jazo

Të lutem Poet!!!!!

Të lutem poet, me penën tënde
Shkruaj ca vargje për mua të zinë
Për hallet , për vuajtjet, për dertet , për këngët
Mbi mermer të bardhë ngujuar të rrinë

Ejjj poet, të më shkruash një këngë
Këngë vaji e dua ,porsi ulërimë
Ditën që të iki , të më ngresh në këmbë
Njerëzit të mos qajnë,, të mos ketë vajtim

Ejjj,poet,,më thur nja dy vargje
Atyre që lë mbas ,,tua lë si kujtim
Sa herë ti lexojnë të më ndjejnë pranë
Të mos jem si hije,,tretur në harrim

Të lutem poet,, atë penën tënde
Mos e ngjyej në bojë,,po në lotin tim
Vargjet kur ti shkruash,,hidhu dritë hëne
Sa herë të dalë hëna t’ikesh si kujtim

Më fal poet,,po dua dhe një këngë
Këngë labe dua ,,unë për shpirtin tim
Të ma çosh te koka ,,nën dheun e rëndë
T’a këndoj me vete ,,e të nxjer mërzinë

Ti o zonja ime mos të derdhësh lotë
Lotët sjellin dhimbje edhe pikëllim
Mbi pllakë të mermertë shkruar ke një strofë
I gjithë brenda saj,,fillim dhe mbarim

13/01/2021 Vlorë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com