August 6, 2024

Besa, besën kërkon – Albina Ceka

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

⚘Ju përshëndes!

Besa,besën kërkon.

Besa,besën kërkon.
Besa çdo lidhje forcon.
Besa zinxhir nkët jetë.
Kush e theu,vetëm ka mbet.

Burri,gruan respekton,
sikur asht e dashuron.
I fshin lotët kur loton.
Me jetë familjen mbron.

Gruja, burrin e nderon.
E sinçertë dashuron.
Si shqiponjë flatron.
Me askënd se krahason.

Gjaku,gjakun e kerkon.
Fjala mirë, dashni shëron.
Fjala e keqe djeg si plagë.
Ngatërresen e kall flakë.

Mikja,miken e kërkon.
Bashkë në gëzime,gëzojn.
Në hall lotët bashkojnë.
Të lodhura bashk,vrapojnë.

Miku,mikun e kërkon.
Në stuhi e ndihmon.
Asnjëherë se tradhëton.
Bash si vëllain e trajton.

Motra,motren e lartëson.
Ma mirë se veten e don.
Si ylber e sheh gjithmonë.
Diamant e mban në dorë.

Vllau,vllaun e nderon,
dhe pse jeta i provon.
Besa e vllait, hekur i fort,
askush se then n,këtë bot.

Albina Ceka
Autore
2021
Itali

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com