August 3, 2024

Natyra dhe burri -Astrit Bulla

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NATYRA DHE BURRI

Natyra magjistare krijoi katër stinë,
ato njëra – tjetrën nuk parakalojnë, kështu do jetë në vitet që vijnë,
do ecin së bashku, njësoj do vazhdojnë….

Pranvera shpërthen, mbushet gjelbërim,
rinia buzëqesh, gjakndezura rinì,
shkund flokët, nxjerr gjoksin në shpërthim,
heq petkat e dimrit dhe vesh një petk të ri….

Vera vjen e zjarrtë, pjek frutat, mbushet plot,
gruri valëzon, si valë, ëmbëlsisht,
qetësohet deti nga zemërimi i kotë,
rinia e burrëruar përkëdhelet butësisht…

Vjeshta vjen e verdhë, nga pemët gjethe shkund,
i qeth të gjitha bukur, si një berber brilant,
burri me fëmijë punon me djersë dhe mund,
punë, shtëpi, familje, nuk është interesant….

Dimri vjen i bardhë, me ngricë dhe me borë,
koka është pa flokë, mjekrra është e thinjur,
burri, në mëngjes, me sopatë në dorë,
pret dru dhe ndez vatër, të kalojë i ftohtë i hidhur..

Është e përkryer natyra magjistare,
i ka bërë njësoj një pemë dhe një burrë,
i’a ngrin degët pemës, rrënjët s’ja prek fare,
i bien flokët burrit, i thinjet mjekrra, por nuk bie kurrë…

TITI…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com