August 4, 2024

Paqja e shpirtit – Zoica Gjolla Popi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Paqja e shpirtit

Ushqeni pëllumbat
me paqen e shpirtit
rrëmbeni dashurinë
në fjalëmirë, fjalëmjaltë.

Në dallëdisje momenti
sa nje jetëzgjatje
e kush nuk e ngre kokën
të shohë kaltërsinë ?
e kush nuk i hedh hapat
në tokën e blertë?

Le të tunden degëpemët
ndonjë gjethe le të bjerë,
por ju Poete , ngrihuni në trefishim trupi
në shumëfish mendimesh.

Le të bjerë pak borëbardhë
mbi flokë
le të thellohet një rrudhë
në lëkurën që kërkon të
freskohet
përmes shkëlqimit të lotit.

Qëndro atje!
ne paqë pëllumbash.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com