August 9, 2024

Pse ky dimër… – Delo Isufi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Pse ky dimër…

Pse ky dimër më ngjanë,
Si një dimër larg, dikur.
Kur bashkë ne u ndamë,
Për të mos u pjekur kurrë.

E mbajë mend si dëbora,
Fluturonte përmbi kokë,
Dhe mua më dridhej dora,
Nuk ta jepja dorën dot.

Unë nuk doja që të ikje,
Zemra ish lidhur me ty,
Sepse ikja është fikje,
Është harresë për të dy.

Por ti ike, kështu deshe,
Të shkoje në tjetër botë,
Bora që binte pa rreshtje,
Mua m’i rrëmbente lotë.

Dy-tre letra ti më shkrove,
Unë t’i ktheva gjithë mall,
Por pastaj ti më harrove,
Nuk e di se ç’ndodhi vallë.

Dua të ruaj në mendje,
Sytë e bukur plot dritë,
Atë buzëqeshjen tënde,
Ashtu si qeshin fëmijtë.

Se të rriturit kur qeshin,
Ata nuk janë vetja e tyre,
Me maskë veten e veshin,
Çiltërsinë e një fytyre.

Sot mësova, paske ardhë,
Si në atë dimër kur ti ike,
U gëzova që je gjallë,
Të uroj shëndet moj mike.

Atë dimër s’e harroj dot,
Më zbardhi vetulla, flokë,

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com