August 10, 2024

Gjenerali Isë mbete plis në lis – Ali Halim Tahiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

GJENERAL ISË MBETE PLIS NË LIS.

Te ura e Ribnicës.
Në mes të Podgoricës.
Të vranë klyshtë e Slavicës.
Gjeneral i parë i Republikës.

Me djem e nipa.
N’pabesi tu zu prita.
Ti je vula e kombit,skaj Adriatikut.
Zemër luan me forcë t’çelikut.

Edhe n’Londër bëre historinë.
Tregove mirë,tonën lavdinë.
Se Shqipëtarët urrejnë robrinë.
E me gjak do e luftojnë kusarinë.

Mirë ish ba të zgjohesh nga varri.
Se për ty na ka marrë malli.
Sot na ka hy urrejtja e zjarri.
Fole te Shqipëtarët zuri djalli.

Gjeneral zgjohu veq edhe një herë.
Gjithandej nga jemi,kemi mbetë të mjerë.
Na ka hy n’vena lakmia,jemi mbet pa vlerë.
Gjaku i lotëve t’syve,po na shkonë n’humnerë.

Zgjohu se po t’pret kalvari.
Presheva,Shkupi e Tivari.
Akeroni n’Çamëri.
Mitrovica n’Veri.

Ali Halim Tahiri
14.01.2021
Skifteraj.Viti.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com