August 3, 2024

Gomari dhe kali – Alma Mehmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Gomari dhe kali

Në stallën e agait, një kalë dhe një gomar,
Nga pesha në kurriz , gomari pak tinzar,

Nuk lejonte askënd ti afrohej pranë,
Qenë edhe mace me shkelm i çon matanë,

Agai kapardisur mbi kalë këmbët shkund,
Edhe kali kokë lartë, pranë gomarit bishtin tund,

Kurrizin ngarkuar i gjori gomar,
Ai për dru, ai për kashtë e bar,

Por nata i mblidhte sërisht në stallë,
Gomari hante kashtë dhe kali hante bar,

Kur hingëllinte kali e lëshonin në lëmë,
Kur këndon gomari i thonin po na çmënd,

Gomari për ujë, gomari për ullinj,
Kurrizi i tij në jetë kurrë su shtri,

Ndonjëherë e merrnin edhe hua,
Banorët e fshatit kur shkonin në krua,

Ish mërzitur jeta gomarit të gjorë,
Kalin sheh në livadh orë e pa orë,

Pse ankohesh kaq shumë ore gomar,
Të dy me katër këmbë e të dy hamë bar,

Të lutem o kalë më mos më mërzit,
Nëse do ta provosh ndërrohemi një ditë,

A, jo i thotë kali hije rëndë,
Ti je për punë dhe unë të shes mënd,

Ik more kalë në hallin tim më ler,
Fajin ma kanë prindërit që ishin gomer,

Fati yt, linde kalë, dhe sikur budall, prapë do hash bar,
Fati në lindje më mallkoj, emrin gomar në jetë do trashëgoj.

Alma Mehmeti

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com