Kur të kem ikur…! – Tomor Buzi
KUR TE KEM IKUR.. !
Nje ditë do të kem ikur, do kem ikur larg,
Në rugë të gjatë, pa kthim..
Sdo të ndihen me hapat e mia në prag, Sdo të dëgjoni më, zërin tim !
Mos kërkoni të më shihni me sy,
Pran jush do jem patjetër, si përher,
Ndoshta ndonjë ditë do të vij si fllad..
E ndoshta një tjetër, do të vijë si erë !
Pran jush do te jem cdo ditë, cdo nat,
Tju perqafoj dhe lotet tju fshij ngadal,
Dhe ashtu do te largohem prap..,
I heshtur, pa fjal..!
Por ju mos u bëni merak për mua,
Do më gjeni aty, nëpër vargjet e mia,
Në s’do të jem aty, do jem në krua..,
Duke mar pikla uji, ti sjell te poezia !
Në orët e vona kur të jeni pa gjum,
Futuni në reshta, se aty do jem patjetër,
Kur të lexoni, pran jush do jem edhe unë,
Duke shkruar, në ndonjë cop letër !
Muzat e mia mos i lini jashtë netëve,
Futini thellë në shpirtin tuaj të gjall,
Nëse dëgjoni fëshfërim, në mes fletëve,
Do të jem unë, që ju përqafoj me mall !
Pran jush do të jem cdo ditë, cdo nat,
Tju përqafoj dhe lotët tju fshij ngadal,
Dhe ashtu do te largohem prap..,
Si një shpirt i heshtur, pa fjal..!
Tomi Buzi.
17.01.2021.