August 9, 2024

Zemra e poetit – Landri Xhemalaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Zemra e poetit

Zemra e poetit është si det i gjerë
Plot me dallgë,stuhi e furtunë
Aty brenda ka vend për të tërë
Ashtu si deti që s’mbushet me një lumë

Në ditët me diell është vaj e qetë
Yjet dhe hënën netëve pasqyron
Vjen dhe të jep një puthje të lehtë
Mëngjesit të bukur me puthje të zgjon

Po zemra e poetit është dhe si furtunë
Kur me sfurkun e djallit ti vjen e trazon
Ai i ngre lartë me dallgë e me shkumë
E pa mëshirë vjen e të shkatërron

Mos luaj me zemrën e poetit ,o djall
Ti që në zemrën e tij përditë lundron
Mos e trazo me sfurkun fjalë
Mos kujto se është naiv e s’kupton

Ti që maskën e ëngjëllit ke veshur
E me lajka përditë predikon e predikon
Mbas maskës shpirtdjalli zemrësveshur
Maska gjithë kohës s’të mbron

Ti që përgjon çdo dallgë të detit
E si hafije çdo shkronjë numëron
Nuk të mbron dot as anija e mbretit
Se dhe vetë anija nën dallgë përfundon

Ejjjj,ti servil i kohës maskareshë
Kockalëpirës me gjuhën e gjatë
Atë kockë të qelbur mos e hidh në det
Se deti se mban,,t’a kthen prapë në pjatë

Vlorë 17/01/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com