August 3, 2024

Zemra – Shtepia ime ! – Ana Lisa Ormeni

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Zemra – Shtepia ime !

Zemren e kam si nje shtepi
Me ngrohtesi me mban akoma
Ka dhe dritare edhe dyer
Ka koridore edhe dhoma !

Ka dhe anekse edhe sallon
Drita te qarta edhe neone
Lum miqesia qe e viziton
Hyre si mik ‘ te respekton !

Ka dhe lulishte dhe oborr
Ka vazo lulesh me jargavane
Si trendafila ne ngjyre zjarri
Aroma e saj cudit dynjane!

Zemren e kam si nje shtepi
Ka dhe nje shtrat ku fle e dehur
Ka shume sirtare edhe kujtime
Qe i strehoj po si mbaj fshehur !

Zemren e kam si nje shtepi
Pa ftuar s mund te hy njeri !

Anna . L. O
Qershor 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com