August 6, 2024

Fëmijëria ime e largët! – Mimoza Xhebexhiu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

FËMIJËRIA IME E LARGËT!

Nuk e di pse mendja ime për një moment ,më fluturoi shum mbrapa në kohë,
ku kujtimet e mia, po më pasqyroheshin para syve,ashtu bukur si një tablo,
po çuditem me vete,që aq thellë fëmijërinë time po e kujtoj,
ësht me të vërtetë një vizion i bukur ,që më bën të mendoj, sikur sot po e jetoj!

Isha e vogël vetëm dhjetë vjec ,kur kujdesesha për tre motrat dhe vëllain tim,
ata kurrë s’më ndaheshin,me ishin bërë si pjesë e shpirtit tim në këtë rrugëtim,
ndërkohë fëmijët e tjerë kishin më shum se un hapasirë,
ata shkonin ku të donin, se shpirtin e tyre e kishin më të lire!

Shoqet më thërrisnin,që të luanin me mua ,
por papritur zëri nënës dëgjohej,merri të luajnë vëllain e motrat e tua,
i merrja me vete nuk kisha rrugë tjetër,
por un sot po e shoh, si një mrekulli dhe perfeksion për jetën!

Nuk ish thjesht një bukuri fëminore,por dhe diçka tjetër,
ishim me këmbë në tokë,ish ajo siguria për jetën,
ish një fëmijëri me plot harmoni e me plot pafajësi,
ku për një moment mu duk sikur po e jetoja tani!

O ju motra dhe vëllezër,o ju shoqet e fëmijërisë time,
Ashtu si një film i bukur po më shfaqeni në kujtime,
kanë kaluar kaq shum vite deri më sot,
por sërisht shoh fytyrat tuaja, si personazhe të një filmi më të bukur në botë!

Po ja them sot me shum sinqertet,
e gjithë fëmijëria jonë ish një mrekulli e vërtetë,
jam shum e lumtur që i kujtoj me kaq imtësi,
të gjitha pafajësitë e asaj moshe,me aq shum nostalgji!

Nuk pata mundësi t’ju kisha të tërë në fotografi,
por e mendova më thellë, t’ju thurja një poezi,
ku në të shkruajta atë më të paprekshmen,fëmijëri,
atë pjesë më të bukur të jetës ku s’mund ta fshijë dot asnjëri!

Autore: Mimoza Xhebexhiu! 20/1/2021.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com