Gjaku juaj dritë e syve tanë – Ali Halim Tahiri
GJAKU JUAJ DRITË E SYVE TANË.
Mesnatë e pa besë e tradhëtisë.
Ske forcë të marrësh jetë njerzëve t’lirisë.
Ata ishin t’kodrinave t’idealit.
Trima t’kalitur si dy lisa t’malit.
Prishtinë a t’ra hàna n’tokë at natë.
Kur dhanë flakë t’bardhë tytat at datë.
A pae si i ipet zjarri ardhmërisë.
Prej dy trimave Rexhepit e Nuhisë.
Kodra e lavdisë ju mbjelli trimëri.
Edhe foshnjës në djep i dha ardhmëri.
Ndëgjuat kushtrimin e renditur n’kalvar.
Toka nuk donte liri pa lule n’altar.
Janarèt nuk kalojnë pa sakrifica.
Ata janë muaj të akujve pa ngrica.
Kur shpirti e trupi ndahen n’kurorë.
Atdheut ja prek lirinë me dorë.
Mesnatë e kodrave të trimave në Prishtinë.
Ma ruaj si sytë lavdinë për Rexhën e Nuhinë.
Nga babai e nëna lindën të dlirë.
Se pasha bukën e gojës nga ata sot jem t’lirë.
Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti.Shqiperi Veriore
11.01.2020