Nata – Skender Berisha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NATA
Ç’po më nget nata
Me këmbët e gjata
Prej Dardanie
Deri te Arasta
Krejt i përfshiu
Aspak nuk ngriu
Një lëmsh ma hodhi
Një lëmsh prej terri
Në pritë më doli
E shpatën përvoli
As nuk denjoi për mua
Kur brodhi nëpër përrua
Një ecje e ftohtë pa përtezë
Kaploi këtë qytezë
Sa rëndë rëndë shtrëngoi
Rrapin e vjetër ma zezoi
19 janar 2021
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com