Oh sa mall… – Silvana Cekici Rodi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Oh sa mall….
Mall për plitharët e shtëpisë së vjetër
dhe për gurët e sokakut
mall për dashurinë e shpirtit
për të vdekurit dhe për të gjallët
Mall që kurrë nuk troket
as në derë as në dritare
por në zemër futesh shpejt
djeg si Diell …djeg si zjarr
Mall më trete si qiriri
edhe zemrën e zhurite
mall …jam akoma gjallë
më rrjedh gjak nëpër damar
Mall që djeg e përvëlon
sytë … lotojnë e gëzojnë
je pishtar që flakeron
shpirtn gjallë mban gjithmonë …
S.R.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com