Si mjalti në hoje më vjen! – Kujtim Oshafi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Si mjalti në hoje më vjen !
Si mjalti në hoje i mbledhur në vite
Që bëhet më i mirë me kohën që shkon
Të prisja me mall dhe ti me mall më prisje
Më e ëmbël më e bukur, ajo që verbon ……
Ti vjen tek mua e pastër e bardhë
Si kjo dëborë e bardhë që bie
Je ti ajo që më djeg në mall
Më djeg përvëlon e kurrë nuk shkrihet!
Kujtim Oshafi -Skoci
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com