August 3, 2024

Të presim ndryshe sivjet pranëverë – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TË PRESIM NDRYSHE SIVJET PRANËVERË

Eh çfar pranëvere qe 2020-ta
Shumë e idhët e trishtë ishte ajo
Spo kuptohej gënjeshtra nga e vërteta
Erdhi me frikë e panik nga do

Ndonëse shpresuam çdo ditë shumë
Se një karantinë do të na mbronte
E në verë rehat thamë do bëjmë gjumë
Se i nxehti këtë flamë do e likujdonte

Por nuk qe e thënë që kështu të ndodhte
Ndonëse ne të gjithë e dëshironim
Që këtë flamë vera do ta lodhte
E të gjithë bashkë lirisht do gëzonim

Një vit në ankth një ankth i paparë
Jetë njerëzish ikën e po ikin për ditë
Tani ne kuptojmë se akoma s’jemi ndarë
Nga kjo flamë vrastare as këtë vit

S’dimë çpo ndodh akoma në tërë globin
Prapë askush se thotë të paktën njëherë
Paqartësitë njerëzit shumë po i lodhin
Ndonëse ata presin të kenë pranëverë

Eja pra eja ti e bukura pranëverë
Të na qeshë buza e të na hapet nuri
Eja ndryshe këtë vit në çdo derë
Të qeshin fëmija gruaja dhe burri

Të duam pranëverë të duam fort
Lulet tuaja të jenë për ne vaksina
Lutu dhe ti bashkë me ne në zot
Që të vijmë të rrijmë bashkë në lëndina

Eja pra pranëverë me aromën tënde
Me lulet që të kënaqet syri e shpirti
Të na ikë stresi që kemi në mëndje
E kështu për njerëzit të jetë gjithë viti

Të presim pranëverë të duam krejt ndryshe
Të na vish me aromën që e ke zakon
Të presim bashkë dhe me dallëndyshe
Sduam ta dëgjojmë më flamën koronë

,,,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,21 JANAR 2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com